Categories Lajme

KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj

KPA ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit  dhe ka rikthyer në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj.

Gjyqtari i Apelit të Tiranës ishte shkarkuar nga KPK-ja.

Relatorja Valbona Sanxhakatari, gjatë një seance dëgjimore tha se raporti i ILDKPKI-së për gjyqtarin Fatri Islamaj evidentonte deklarim të pasaktë të pasurisë dhe mungesë burimesh të ligjshme.

Gjithashtu sipas Inspektoriatit, Islamaj kishte kryer deklarim të rremë, por nuk ndodhej në kushtet e konfliktit të interesit.

Hetimi i KPK-së për Fatri Islamajn u fokusua tek blerja e një apartamenti me sipërfaqe 144.5 m2 në Tiranë si dhe transaksionet me disa makina, të cilat u konsideruan me probleme.

Lidhur me apartamentin, relatorja Sanxhaktari tha se ishte blerë në vitin 2016 në vlerën e 10.5 milionë lekëve, i financuar 100% nga banka Credins.

“Nga hetimi duket se subjekti e ka blerë pasurinë apartament me çmim preferencial dhe se është favorizuar nga banka në marrjen e kredisë,” konstatoi Sanxhaktari në seancë.

Duke e bërë të qartë që në fillim se do të ndalej gjatë në shpjegimet e tij, Islamaj tha se zotëron pasuri neto gjithsej në vlerën 3.4 milionë lekë dhe se të ardhurat e tij janë 21 milionë lekë.

Islamaj i kundërshtoi gjetjet e Komisionit lidhur me apartamentin në Tiranë. Ai tha se nuk ka trajtim preferencial, pasi vlera për metër katror është rreth 10 mijë lekë më e lartë nga çmimi i tregut.

Ai shtoi se apartamenti nuk është përfunduar ende, pasi nuk ka vendosur të jetojë aty si pasojë e rritjes së ndotjes akustike dhe mjedisore. Ai kundërshtoi edhe pretendimet për trajtim preferencial nga banka, me argumentin se nuk kishte shqyrtuar asnjë çështje të këtij subjekti.

Fatri Islamaj ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitet 2003-2006 dhe e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor nga Gjykata e Fierit. Në vitin 2010, ai është transferuar në Gjykatën e Tiranës dhe tre vjet më vonë u emërua kryetar i kësaj Gjykate.

Pas tre vitesh drejtimi të Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamaj u dekretua nga presidenti Nishani si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës në vitin 2016.

Gjatë këtij viti, Islamaj ka ushtruar gjithashtu funksionin si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur përmes shortit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME