Categories Lajme

KQZ nxjerr shifrat: Ja sa qytetarë kanë dhënë vota preferenciale për partitë

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar zyrtarisht të gjithë emrat e kandidatëve që kanë fituar mandatin e deputetit në bazë të votave që kanë marrë.

Në një konferencë për shtyp, Celibashi bëri me dije edhe disa të dhëna të tjera lidhur me procesin zgjedhor. Kështu, ai zbuloi edhe përqindjet e qytetarëve që dhënë votë preferenciale për kandidatët e partive që kanë votuar.

“PSD – 78.48 % e votuesve të kësaj partie kanë votuar edhe për kandidatë. LSI – 76.21 % e votave janë edhe për kandidatët e kësaj partie. PD-AN – 76.71% e votuesve kanë zgjedhur edhe kandidatët. PS – 74.75 % e votuesve që kanë dhënë votë edhe për kandidatët. Nëse fleta e votimit do të ishte me emra, ndoshta do të ishte ndryshe.

Por, KAS vendosi se me numra ishte informacioni më i thjeshtë për votuesit. Kjo është diçka subjektive, por fakt është që deri më tani kemi mbi 80 mijë fletë të pavlefshme. Para se të këto fletë votimit t’i djegim, është mirë të shohim arsyet pse janë të pavlefshme. Në shumicën e tyre kanë votuar kandidatin e një subjekti dhe subjektin tjetër”, tha Celibashi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME