Categories Lajme

Zhduket kuzhinieri VIP i Selenicës. Flet e ëma: Kam dyshime se e kanë…

Kuzhinieri vip i Selenicës i zhdukur prej 9 ditësh.Arjan Shabanaj 50 vjecari nga Selenica e Vlorës, me diplomë ekselentë në kuzhinë rezulton i humbur që prej datës 21 prill në mbrëmje.Tefta Shabanaj, nëna e moshuar e 50 vjecarit, me të cilën jetonte ky i fundit ngre alarmin se djali i saj mund të jetë vrarë.

Sipas nëna Teftës, Arjani është parë për herë të fundit në mitingun e kreut të opozitës Lulzim Bashës në mbrëmje, nga ku nëna e tij ka mësuar nga shokët se ai është nisur me makina drejtë Vlorës dhe që atë ditë ska mësuar më gjë prej tij.

Nëna e 50 vjecarit tregon se “Arjani është një kuzhinier ekselent i cili ka punuar si brenda dhe jashtë vendit, ka punuar madje edhe në shtëpitë e vipave apo politikanëve më të mëdhenjë të vendit.”

Për nëna Teftën, Arjani ishte “djalë i qetë pa probleme, një hallexhi, i ndarë nga nusja dhe fëmijët i cili jetonte me 200 lekë në xhep nga pamundësia për të punuar më në kuzhinë pasi kishte probleme nga krahu mezi e lëvizte”.

Në datën 22 në orët e para të mëngjesit nëna e tij ka bërë denoncimin në polici.Sot prej 9 ditësh ajo shprehet e pakënaqur nga puna e policisë që sipas saj vetëm e kanë përcjell duke i thënë “hajde nëna se do e gjesh djalin se ai gatuan për Lulzim Bashën ”

Dyshimet e saj janë që djalin mund ta kenë v rarë për cështje partie si grupe elektorale që shajnë njëra tjetrën mund të jenë k onfliktuar dhe më pas ka marrë përmasa më të mëdha.

“Kam dyshime se e kanë v rarë, se atje ku shkoi ai duhet të jenë të flaktë të PS. Unë e pres që të paktën t’ma gjejnë djalin të v dekur se i gjallë nuk besoj të jetë më ai nuk rri me të njëjtat tuta për 9 ditë”- u shpreh nena e 50 vjeçarit.

I lindur më 13 prill 1971, Arjan Shabanaj në Vlorë, 50 vjec, rezulton që prej datës 21 prill i humbur. Shabanaj prej një moshe të re punonte në kuzhinë, me diplomë ekselence duke gatuar dhe në shtëpitë e vipave, futbollistëve si dhe politikanëve shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME