Categories Lajme

Kr.im.et e R.ënda nuk janë kompetente për ‘Do.sjen 184’, por për pedagogun e Elbasanit ‘PO’

Denis Himçi, pedagogu i Universitetit të Elbasanit i cili u kap mat në kamera duke i kërkuar favore se.ksuale një studenteje në këmbim të notës, do të gjykohet nga Krimet e Rënda.

Gjykata e Elbasanit shpalli moskompetencë në lidhje me çështjen e profesorit që u zu në kurth nga kamerat e ‘Stop’.

Një ditë më parë, kjo gjykatë ka caktuar që çështja në ngarkim të profesorit të arrestuar, t’i kalojë tashmë Prokurorisë për Krimet e Rënda. Më herët gjykata kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ me 10 ditë, por gjatë seancës së djeshme, gjyqtari vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në ‘burg pa afat’.

Por me vendimin e djeshëm, kemi të bëjmë me një trajtim me dy standarde nga ana e institucioneve të drejtësisë. Pasi ndërkohë që dosja e pedagogut ka shkuar te Krimet e Rënda, kujtojmë se pak kohë më parë Krimet e Rënda çuan në Peshkopi për moskompetencë ‘dosjen 184’, ku përfshihet ish-ministri Damian Gjiknuri dhe zyrtarë të tjerë, të cilët akuzohen për shit-blerjen e votave gjatë zgjedhjeve lokale në Dibër në 2016-ën dhe për bashkëpunim me kri.min.

E konsideruar si një nga dosjet që trazoi politikën, ‘Dosja 184’ u transferua muajin e kaluar nga Krimet e Rënda tek Prokuroria e Dibrës pasi prokurori Klodian Braho, shpalli moskompetencën e vazhdimit të hetimeve të kësaj dosje.

Argumenti i përdorur ishte se krimet zgjedhore përfshirë edhe korrupsioni pasiv dhe aktiv janë kompetencë e prokurorive të rretheve. E përkatësisht në këtë rast, e Prokurorisë Dibër ku dyshohet se ka ndodhur vepra penale.

Një tjetër dosje e bujshme është transferuar nga Krimet e Rënda në një tjetër Prokurori rrethesh.

Bëhet fjalë për dosjen hetimore në ngarkim të biznesmenit Orest Sota, i cili u arrestua në vitin 2017 në Elbasan, ku gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjetën 863 mijë euro të padeklaruara dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Prokurorët e Krimeve të Rënda shpallën moskompetencë për këtë dosje, duke e dërguar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.

Argumenti është i njëjtë, ‘veprat penale të kryera në këtë dosje nuk janë në kuadër të grupit të strukturat kriminal’. Por ndërkohë çështja e pedagogut të Elbasanit mesa duket qenka. /Hashtag.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME