Categories Lajme

Krasta për Ramën: Çfarë na kujton kjo nënë kosovare

Gazetari Adi Krasta publikoi një koment në faqen e tij në Facebook, ndërkohë që në Shqipëri dhe Kosovë është ndezur zemërimi ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili po shfaqet publikisht me presidentin serb çdo muaj për të promovuar nisma kontroverse dhe përjashtuese për Kosovën.

Asgjë nuk ka ndryshuar për në shqiptarët për mënyrën sesi na shohin e trajtojnë sot e gjithë jetën tonë të vështirë e të sulmuar. Na mungon një Doktrinë e Bashkuar e Mbrojtjes Kombëtare. Në vend të saj gjithëfarëlloj njerëzish të rastësishëm që nuk e njohin historinë ose e harrojnë atë, nuk i rezistojnë dot tundimit për të bërë faje, gabime e gafa. Ata kanë si kartë justifikuese “Banalitetin e të Keqes”.

Nana gjakovare Ferdonije Qerkezi, e cila ka humbur të gjithë familjen në luftën me forcat ushtarake dhe pushtetin serb, na kujton se sa shpejt mundemi të gabojmë dhe çfarë çmimi na duhet të paguajmë,” shkruan ai. Krasta poston edhe foton e Ferdonije Qerkezit, e cila humbi familjen e saj gjatë luftës në Kosovë: bashkëshortin Halimin dhe djemtë Artanin dhe Edmondin. “Të dy djemtë i kam martuar për një ditë. Nuset e tyre kanë pritur për pesë vjet e gjysmë që burrat e tyre të kthehen në shtëpi”, thotë ajo e pikëlluar.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME