Categories Lajme

Kremtohet 99 vjetori i luftës së Vlorës, të pranishëm: Dritan Leli, Gramoz Ruci, Klosi e Gjiknuri

Kremtohet ne Vlore, 99 vjetori i luftes se Vlores,nje nga ngjarjet me te rendesishme historike, per te cilen pas ceremonise se zhvilluar ne varrezat e deshmoreve ne Vlore, gjate konfrences historike shekencore te zhvilluar ne teatrin Petro Marko eshte kerkuar qe lufta e Vlores te jete nje feste kombetare,duke nisur nga viti i ardhshem, kur edhe kremtohet 100 vjetori i saj.

I pranishem në Vlore edhe kreu i kuvendit Gramoz Ruci, deputetet Klosi e Gjiknuri si dhe drejtuesit vendore ne Vlore. kremtimi i 99 vjetorit eshte zhvilluar nen kujdesin e prefektit te qarkut Vlore, ndersa jane vendosur kurora me lule ne varrezat e deshmoreve, aty ku prehen 150 deshmoret e luftes se Vlores. Ka vijuar gjithcka ne teatrin Pretro Marko, me pershendetjet nga prefekti i qarkut Vlore Flamur Mamaj dhe kryetari i bashkise Vlore Dritan Leli.

Kreu i kuvendit Gramoz Ruci e ka cilesuar nje nga ngjarjet me te rendesishme historike, lufta e pare e fituar pas kongresit te Lushnjes dhe lufta e pare e shtetit te pavarur shqiptar, ndaj mbetet nje ngjarje qe meriton te kete dhe duhet te kete vemendjen e duhur. Lufta e Vlorës ishte një luftë e armatosur e popullit shqiptar për çlirimin e krahinës së Vlorës nga pushtuesit italianë dhe për bashkimin e saj administrativ me pjesën tjetër të Shqipërisë. Forcat italiane ishin vendosur në Vlorë gjatë Luftës së I Botërore. Vendimi për fillimin e Luftës së Vlorës u mor nga përfaqësuesit e krahinës së Vlorës të mbledhur në Kuvendin e Barçallait më 29 maj 1920, i cili zgjodhi për organizimin dhe drejtimin e luftës Komitetin “Mbrojtja Kombëtare” me kryetar O. Haxhiun.

Ai formoi gjithashtu edhe një komision ushtarak me Ahmet Lepenicën në krye, i cili më vonë u zëvendësua nga Q. Koculi. Qeveria e Tiranës dha ndihmën e vet, pavarësisht se nuk mori pjesë zyrtarisht në luftë.Lufta e Vlorës nisi më 5 qershor 1920 dhe u zhvillua në mënyrë frontale. Përballë ushtrisë së rregullt italiane, që kishte në Shqipëri dy divizione, u vunë forcat shqiptare, të grumbulluara mbi baza vullnetare e që arrinin në rreth 4 mijë veta. Gjatë Luftës së Vlorës (1920), trupat italiane nuk mundën të çanin rrethimin e forcave shqiptare. Roma u detyrua më në fund të hiqte dorë nga sovraniteti mbi krahinën e Vlorës dhe të nënshkruante me Qeverinë e Tiranës “Protokollin shqiptaro-italian” të 2 gushtit 1920. Më 3 shtator 1920 forcat shqiptare hynë triumfalisht në qytetin e Vlorës të zbrazur nga trupat pushtuese. Bashkë me krahinën e Vlorës, qeveria italiane u detyrua të tërhiqte garnizonet ushtarake edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini.

Image may contain: one or more people, people standing and indoor

Image may contain: 1 person, standing and on stage

Image may contain: one or more people and indoor

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing, shoes, outdoor and natureImage may contain: 1 person, standing

Image may contain: 2 people, people standing, sky, tree, outdoor and nature

Image may contain: 2 people, people standing and suitImage may contain: 3 people, people standing, sky, child and outdoor

Image may contain: 4 people, people standing, suit and outdoor

Image may contain: 1 person, standing and outdoorImage may contain: one or more people and people standingImage may contain: 3 people, people smiling, outdoorImage may contain: 1 person, standing and outdoor

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Image may contain: 6 people, people standing and suit

Image may contain: sky, cloud, tree and outdoor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME