Categories Lajme

Kreu i ri SPAK-ut, shtatë kriteret që duhet të plotësojnë tre kandidatët

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, deklaroi sot para mediave se me 18 dhjetor, tre kandidatët për kryetarë të SPAK do të zhvillojnë seancën dëgjimore, seancë kjo e cila do të zhvillohet me të njëjtin format ashtu siç u veprua me kandidatët për postin e kryeprokurorit. Kandidatët që kanë shprehur interes për këtë post mjaft të rëndësishëm janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili. Ai pohoi se vlerësimi i kreut të SPAK dhe përzgjedhja e tij do kalojë filtrin me 7 kritere, sa profesionale aq dhe morale.

“Dosjet e tyre janë në këshill. Seancat dëgjimore do të zhvillohen me 18 dhjetor dhe do të jenë publike, besoj do të jetë njësoj si me prokurorët e përgjithshëm. Do t’i vlerësojmë këto kandidatë mbi shtatë kritere. Ne kemi marrë një vendim në bllok për këta prokurore kanë shërbyer tek Krimet e Rënda. Me datën 19 do të fillojnë punë tetë prokurorët që kemi zgjedhur. Kur bëhet fjalë për ristrukturim nuk shohim kërkesat e prokurorëve, por nevojat e sistemit. Nevojat më të mëdha janë më shumë në Tiranë, por edhe në Durrës ka probleme. Problemet në Tiranë janë më të mëdha. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë ligjërisht si prokurori karriere. Jo të gjithë kanë shkuar në SPAK. Në datë 20 nuk do ketë as Gjykatë dhe as Prokurori të Krimeve të Rënda.Vendimet tona hyjnë në fuqi me datën 19″-tha Ibrahimi.

Gazetarët gjithashtu pyetën kreun KLP-së se cili është roli i ketij institucioni në hetimet mbi banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, Gent Ibrahimin dha këtë përgjigje: “Do ju duhet të mësonin me ndarjet e reja dhe të përgjegjësive të prokurorisë. Ky këshill është shumë distant me rastin konkret. Ato janë kompetencat e kryeprokurorit”-theksoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME