Categories Lajme

Krim në familjen në Greqi, gruaja vret me thikë në qafë burrin pas një debati të fortë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familje në Kretë, ku viktimë ka mbetur një burrë.

Sipas informacioneve të mediave greke, gjithçka ka ndodhur dje rreth orës 19:00 të pasdites kur në një fshat në brendësi të Heraklionit, një çift ka nisur të debatojnë fort.

Gjatë përleshjes, 40-vjeçarja nga Bullgaria ka marrë një thikë dhe ka plagosur në qafë partnerin e saj 50-vjeçar.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka marrë të plagosurin dhe e ka dërguar në spitalin Venizelio, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Njëkohësisht, efektivët e policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar 40-vjeçaren e cila akuzohet për dhunë në familje dhe lëndime të rënda trupore.

Gruaja ka deklaruar në polici se dhunohej nga bashkëshorti dhe pas një konflikti të momentit e ka goditur atë me thikë në qafë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari dhe procedohet penalisht babai i tij

Arrestohet në flagrancë një 34-vjeçar  dhe procedohet penalisht babai i tij banues në Berat. U…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO\ Aksidenti i trefishtë i ndodhur mbrëm në Vlorë/ Ishte nisur drejt spitalit, makina përplaset me dy mjete të tjera

Një aksident i trefishtë është shënuar mbrëm, në rrugën pranë spitalit të Vlorës. Sipas burimeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta pasdite

Rrymat e ngrohta subtropikale po dobësohen për shkak të një qendre ciklonike ku presim reshje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME