Categories Lajme

Krimi horror në Greqi/ Çfarë gjeti policia në papafingon e familjes shqiptare!

Hetimet për vrasjen e frikshme të një shqiptareje në Ampelokipi të Greqisë nga bashkëshorti i saj 39-vjeçar vijojnë ende.

Sipas informacioneve të fundit, është gjetur çekiçi me të cilin 39-vjeçari Kastriot Cenko ka goditur gruan Alba Cenko para se ta mbyste përfundimisht. Sipas medias vendase, 39-vjeçari e kishte fshehur çekiçin në papafingo ku mbante trupin e gruas prej ditësh. Siç u bë e ditur dje, pasi e ka goditur me çekiç gruan, më pas 39-vjeçari e ka mbytur.

Shkak mësohet se ka qenë një telefonatë që gruaja ka marrë nga shoku i saj teksa ka hyrë në tualet për të folur me të. 39-vjeçari dëgjoi thirrjen, u zemërua dhe vendosi ta vriste. Lëvizja e tij e parë ishte, sipas burimeve të informuara, të merrte një çarçaf dhe të fshihte trupin e gruas së tij në dhomën e tyre.

Kur fëmijët e tyre u zgjuan të nesërmen në mëngjes dhe u bënë gati për shkollë, ata pyetën babanë e tyre se ku ishte nëna e tyre dhe ai u përgjigj se ajo kishte shkuar në punë. Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij.

Kur fëmijët duhej të ktheheshin në shtëpi, 39-vjeçari vendosi të telefonojë autoritetet dhe të rrëfejë krimin, duke thënë se vrau gruan e tij të enjten e kaluar.

Thirrja është bërë pak pas orës 18.00 të pasdites. Efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje duke ndjerë që në momentin e parë një erë të keqe që vinte nga qeset e zeza që ndodheshin në papafingo të shtëpisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME