Categories Lajme

Rritet çmimi i ujit për 12 bashki në qarkun e Shkodrës e Gjirokastrës nga 1 janari 2025 , ja sa do paguajnë qytetarët

Enti Rregullator i Ujit ka pranuar rritjen e çmimit të ujit pas kërkesës së dy shoqërive të cilat kanë në administrim 12 njësi administrative apo bashki. Rritja e çmimit është bërë kryesisht për kategorinë e familjarëve ndërsa për bizneset dhe institucionet publike nuk janë bërë rishikime me përjashtim të disa rasteve të rralla.

Dy shoqëritë që kanë aplikuar për rritje çmimi dhe janë miratuar nga ERRU për të hyrë në fuqi nga data 1 janar 2025 janë Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër sh.a dhe Shoqëria Rajonale e Gjirokastrës.

Shkodër
Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër sh.a ka në mbulim Shkodrën, Vaun e Dejës, Pukën, Fushë Arrzin dhe Malësinë e Madhe.

Për familjarët në Shkodër dhe Vaun e Dejës ka një rritje me 37.5 për qind të çmimit të ujit të pijshëm teksa për bizneset dhe institucionet nuk ka ndryshim. Familjarët do të paguajnë çdo m3 ujë me 55 lekë.

Për Vaun e Dejës rritja e çmimit të ujit është 31 për qind teksa për Fushë Arrëzin kjo rritje është dyfishuar ku nga 20 lekë m3 që paguajnë aktualisht pas hyrjes në fuqi të vendimit tarifa do të jetë 40 lekë/m3 ujë. Për Pukën rritja e çmimit llogaritet në 14.2 për qind ku nga 35 lekë do të paguajnë 40 lekë m3.

Gjirokaster
ERRU ka miratuar rishikim të çmimeve edhe për ndërmarrjen rajonale në Gjirokastër. Sipas çmimeve të reja dhe atyre aktuale edhe në këtë rast rritja ka përfshirë kryesisht familjarët.

Konkretisht familjet e Gjirokastrës do të paguajnë një çmim 8.6 për qind më të lartë në raport me çmimin aktual. Sot m3 ujë paguhet 46 lekë ndërsa me çmimin e ri 50 lekë m3. Në Përmet rritja llogaritet në 25 për qind ku nga 40 lekë do të paguajnë 50 lekë m3 ujë.

Në Tepelenë rritja llogaritet në 51.5 për qind dhe po kaq edhe në Memaliaj. Në Këlcyrë rritja është 35 për qind ku ka një rishikim çmimi edhe për institucionet publike me një rritje 20 lekë për m3 ujë në raport me çmimin aktual.

Rritja çmimi edhe pse në nivele më të moderuara aplikohen edhe në Dropull dhe Libohovë. Tabela e çmimeve të reja që do të aplikohen nga 1 janari 2025 janë botuar në fletore zyrtare.

Veliaj vizitë dy ditore në Hamburg, takohet me kryebashkiakun Peter Tschentscher

Leave a Reply

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME