Categories Lajme

Krimi i rëndë në familje/ 26-vjeçari shqiptar vret prindërit dhe të afërmit e tij, “BILD”: Sherr për trashëgiminë e pasurisë

Të premten e 24 janarit në Rot am See të Gjermanisë një shqiptar vrau gjashtë familjarët e tij me armë zjarri, ku të 6 mbetën të vdekur në vend.

I identifikuar si Adrian S., 26 vjeç, ka qenë në paraburgim që nga e shtuna, me dyshimin për vrasje të gjashtëfisht. Sipas informacionefve të para nga autoritetet gjermane, Adrian S. ishte i papunë.

Prej katër vitesh ai jetonte me babanë e tij në një banesë sipër restorantit “Perandori Gjerman”, ku ndodhi edhe akti i tmerrshëm i vrasjes makabre. Përpara restorantit Adrian S. qëlloi babanë, nënën, xhaxhain, tezen dhe dy motrat e tij. Ai plagosi rëndë gjyshërit nga babait, gjyshi i tij 68-vjeçar është ende në rrezik për jetën.

Nëna e autorit është akoma në jetë, por dy vajzat e saj i humbi si shkak i sulmit me armë zjarri që hapi i biri.

Fqinjët e përshkruajnë 26-vjeçarin si një njeri të vetmuar, ishte i përqendruar në lojërat në PC për çdo natë.

Sipas mediave të huaja mësohet se i riu shqiptar në Gjermani vrau 6 familjarët e tij, për çështje pasurie. I dyshuari nga Rot am See nuk ka precedent penal dhe nuk ka bërë paraqitje në departamentin e policisë.

Nëna e tij ishte e divorcuar nga babai i tij dhe së fundmi jetonte në një qytet të vogël afër Offenburg. Një ditë më parë, nëna Silvia thuhet se kishte ardhur në Rot Am See me vajzën e saj nga martesa e parë dhe dy nipërit e mbesat. Sipas informacioneve paraprake, ajo kishte qenë në funeralin e nënës së saj në Gjermaninë Lindore.

Një mik i familjes gjithashtu mendon se e di arsyen e kësaj tragjedie. Gazeta “Bild” zbulon se gjyshja dhe familjarët e tjerë janë ekzekutuar nga 26-vjeçari sepse kanë pasur mosmarrëveshje për trashëgiminë. A ishte kjo arsyeja pse Adrian S. vrau gjithë familjen e tij? A ishte gjithçka për paratë? Studenti 26-vjeçar thuhet se nuk e ka rrëfyer arsyen e tij pëer vrasjen në polici./Heidelberg24

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME