Categories Lajme

Krimi i rëndë në Mallakastër, Ervis Zotaj “ndëshkohet” nga të burgosurit në Fier

26-vjeçari, Ervis Zotaj, që bashkë me dy adoleshentë  që akuzohen se vranë  në mënyrë makabre 51 vjeçaren në Mallakastër ka marrë një ndëshkim nga të burgosurit e Fierit. Ata kanë tentuar ta dhunojnë në ajrim, ndërsa askush nuk e pranon në qeli.

I braktisur nga familja, 26-vjeçari Ervis Zotaj mbetet vetëm edhe në burg.

Të dënuarit në burgun e Fierit nuk e kanë pranuar të riun mes tyre për shkak të ngjarjes së rëndë të përdhunimit dhe më pas vrasjes së 51- vjeçares Drita Saliaj në Gjerbës të Mallakastrës.

Madje këtë të mërkurë, një grup të dënuarish e kanë sulmuar 26- vjeçarin Zotaj në ambientet e ajrimit ku kanë tentuar ta rrahin dhe e kanë fyer.

Por burime brenda burgut, thanë se ka qenë ndërhyrja e policisë ajo e shpëtoi të riun nga ndëshkimi fizik.

Pas kësaj tentativë, Zotaj po mbahet në një dhomë të veçante në burgun e Fierit, pasi të paraburgosurit e tjerë nuk e pranojnë për shkak të krimit sipas tyre montruoz që dyshohet se ka kryer.

Të njëjtat burime thanë se 26-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë marrë masa për të shmangur përsëritjen e një sulmi tjetër.

26-vjeçari, Ervis Zotaj, akuzohet se së bashku me dy adoleshëntë vranë 51-vjeçaren Drita Saliaj.

Sipas dëshmisë së 16 vjeçarit Shehaj, ata shkuan në banesën e saj për të blerë hashash.

Por për shkak se ofruan 50 euro dhe gruaja kërkoi 200, debatuan me të dhe e vranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME