Vrasja makabre e 32-vjecares Alba Cenko nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko në Greqi tronditi vendin.
Në deklaratën e parë para grupit hetimor, autori ka deklaruar se mbrëmjen e 28-29 nëntorit, pas një debati, ka goditur me çekiç bashkëshorten e tij dhe më pas e ka mbytur me fishën e karikuesit të telefonit.
Sipas tij, ky veprim nuk u vu re nga fëmijët 9 dhe 12 vjeç, të cilën flinin në dhomën ngjitur.
Vendosi një qese në kokën e saj me qëllim që të mos bëhej pis banesa nga gjaku i saj dhe më pas e mbështolli me çarçafin e krevatit. Fillimisht e futi atë në një vrimë që ndodhej në murin pas dollapit prej druri të dhomës së gjumit.
Në 30 nëntor, teksa mungonin fëmijët nga banesa, e mbështolli trupin me një copë, qese plastike dhe e vendosi në papafingon e banesës ku dhe u gjet.