Categories Lajme

Aksident në Bypass-in e Fierit, automjeti tip “BMW” del nga rruga, vdes pasagjeri, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune nę Byppass- in e Fierit. Një automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e një personi, ende i paidentifikuar. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se pasagjeri në këtë automjet ka humbur jetën, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale G.Ç, ka marrë lëndime në trup.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar të plagosurin drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Pojan-Vlorë”, shtetasi G. Ç., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në automjet, ende i pa identifikuar.

Ndersa drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., u transportua në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME