Categories Lajme

Kriza e energjisë, qeveria merr masën e parë kufizuese, ministrja Balluku: Do të ndërpresim ndriçimin në akset kombëtare, kurseni…

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka treguar masat e para që ka ndërmarrë qeveria shqiptare për menaxhimin e krizës së energjisë.

Gjatë një reagimi për mediat, ditën e diel ministrja Balluku njoftoi se në bashkëpunim me ARRSH do të nisin ndërprerje e ndriçimin në akset kombëtare me qëllim që të kursejnë energji elektrike.

Kriza botërore energjetike, Qeveria Shqiptare plan masash për menaxhimin e situatës. Do vijojmë me të gjitha përpjekjet të mbrojmë të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël duke mos i ekspozuar ndaj çmimeve të larta të energjisë elektrike.

Duke pasur parasysh konsumin e lartë dhe pasur parasysh se prodhimi vendas është ulur, duhet të dalim në imp;ort. Nesër përllogaritet kërkesë e lartë se sa sot. Për këtë arsye qeveria ka vendosur të ndërmarrë një sërë masash, duke nisur nga institucionet publike. I kemi kërkuar ARRSH për të niosur nga puna me OSHEE, për të ndërprerë ndriçimin në akset kombëtare.

Nuk do të pjekim disa akse rrugore që cënojnë sigurinë, sic janë disa rrethrrotyullime. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Një masë e marrë është kërkesa që kemi bërë për të kufizuar energjinë që shpenzohet për ndriçimin, për ato që nuk janë të nevojshme. Duke nisur nga ora 12 e natës do i kërkohet Bashkive që të ndërpresin ndriçimin, për ato që nuk janë të domosdoshme. Do i drejtohemi importit. Në një situatë hidrike që pak a shumë është e tillë në të gjithë rajonin.

Flasim për cikël të mbyllur, gazi dhe nafta janë me çmime të larta. Për këtë arsye do të na duhet të konsumojmë sa më pak energji, për të mos patur mungesë. E kemi përsëritur disa herë dhe ndoshta është argument që duhet ndarë. Qeveria ka vendosur të mbrojë abonentët familjarë dhe ato të biznesit të vogël, nuk do të ketë ndryshime.

Duhet kuptuar që të gjithë duhet të kursejmë, ndodhemi përpara një fakti sepse sasitë janë të limituara. Për të mos u ndodhur përpara një situate që të ketë ndërpreje, ndaj të gjithë së bashku për të na dhënë mundësinë të ruajmë çmimin dhe pasur mundësinë të kursejmë. Bashkë do e kalojmë këtë krizë ashtu si dhe ato të tjera”, tha Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME