Categories Politike

Kriza politike/ Meta mesazh politikës shqiptare në takimin e lamtumirës me ambasadoren sllovene

Mbështetja që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë, është një inkurajim në përpjekjet e Shqipërisë për të kapërcyer krizën e rëndë politike ku ndodhet vendi. Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta në një takim lamtumire me Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Sllovenisë në Shqipëri, Lea Stançiç.

Duke e falenderur për përkrahjen e dhënë nga Sllovenia në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes europiane, Presidenti Meta theksoi gjithashtu se: “Kjo mbështetje na inkurajon për të shtuar përpjekjet tona për kapërcimin e krizës së rëndë ku ndodhet vendi dhe rikthimin urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, për t’i shërbyer objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë mbledhjes së Këshillit të 17-18 tetorit”.

Presidenti Meta pasi vlerësoi kontributin e Ambasadores Stançiç për për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, de siç zyra e shtypit të Presidencës bën të ditur,  ai vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë e Sllovenisë janë shumë të mira dhe se ekzistojnë hapësirat për të forcuar më tej ato ekonomiko-tregtare.

“Dëshmi e ecurisë mjaft të mirë të marrëdhënieve janë vizitat e shpeshta të autoriteteve më të larta sllovene, të cilat kulmuan me vizitën e Presidentit Pahor në Shqipëri”, – tha Presidenti Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME