Categories Lajme

Kronik nga Elbasani!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, teksa një grua e moshuar është gjetur e pajetë nga policia në apartamentin e saj. Mësohet se ka qenë i biri i saj, i cili i ka kërkuar ndihmë policisë lokale, pasi e ndjera kishte 2 ditë që nuk përgjigjej në telefon. Futja brenda apartamentit ku jetonte gruaja e moshuar është mundësuar nga PMNZSH. Këta të fundit janë futur fillimisht në dritaren e katit të katërt, ndërsa më pas është bërë e mundur hapja e derës së apartamentit.

Policia bashkë me të birin e viktimës u futën brenda, ku edhe konstatuan se e moshuara ishte pa shenja jete. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, teksa mësohet se viktima jetonte vetëm në apartamentin e saj. Trupi i saj u dërgua në morgun e qendrës spitalore të Elbasanit, ku do t’i bëhet autopsia e cila do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME