Categories Lajme

Kronikë e fundit, Britani

Dy ditë më parë në qendër të qytetit Swansea, të Britanisë së Madhe, është vrarë Mark Bloomfield, i cili ka qenë edhe ndihmës special i Nënës Terezë.

Mediat britanike raportojnë se 51 vjeçari është vrarë pas një zënke që ndodhi në një prej bar-kafeneve të këtij qyteti. Deri tani, policia ka bërë të ditur se lidhur me vrasjen e tij janë arrestuar tre persona, një 21 vjeçar, një 61 vjeçar si dhe një grua 50 vjeçe.

Sidoqoftë, njerëz të afërt me Bloomfield kanë deklaruar se ai do të kujtohet gjithmonë për veprat e panumërta të mira që ka bërë.

“Si ndihmës i veçantë i Nënë Terezës në Kalkutë, ai ishte një kontribuues thelbësor për misionin e saj dhe për ata që kujdesej”, u shprehën fillimisht familjarët e tij përmes një deklarate.

Veç këtyre, Bloomfield ka ndërtuar kampe kirurgjike në Indi, si dhe ka themeluar shkolla që ofronin mundësi edukimi për vajza. Sidoqoftë, familjarët njoftuan se organet e viktimës do t’i dhurojnë për ata që kanë nevojë, në mënyrë që ai të ketë ndikim akoma në jetën e njerëzve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME