Categories Lajme

Kronikë e fundit, Vlorë

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga bur.gu Viktor Ymerin, të konsideruar si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë. Mësohet se vendimi është dhënë nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani. Behet me dije se prokuroria e Elbasanit do ta apelojë vendimin. Prokuroria thotë se gjykata ka zbatuar gabim ligjin, pasi ka llogaritur si ditë dënimi ditët e punës të kryera në burg. Viktor Ymeri u dënua me burgim të përjetshëm në 23 qershor 2017 nga gjykata e shkallës së parë e Durrësit. Më pas Apeli me 18 nëntor 2018 e rrëzoi vendimin, duke e dënuar me 25 vite burgim.

Mirëpo koha e përllogaritjes së shlyerjes së këtij dënimi, sipas gjykatës së Apelit, Viktor Ymerit, i fillon në 29 qershor 1999, dhe që prej kësaj dite e deri më tani, pjesa më e madhe e dënimit prej 25 viteve burgim thuajse se është kryer. Viktor Ymeri ose siç njihet ndryshe në Vlorë “Tori i Xhihanes”, është daja i Edison Harizaj, një personazhi mjaft të njohur për sa i përket botës së krimit të Vlorë dhe jo vetëm. Edisoni, u qëllua për vdekje në Durrës me 52 plumba teksa po kthehej në Vlorë së bashku me një nga shokët e tij Genci Caci, i cili mbeti i vrarë në këtë atentat mafioz. Vrasja e Edison Harizaj, është kryer vetëm 7 ditë pasi Viktor Ymeri kishte rrëzuar dënimin me burgim të përjetshëm për ezkekutimin e Arben Pajës e Ilir Xhungës, duke marrë një dënim me 25 vite burg.

Në të njëjtën kohë Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me bu.rgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kri.minal në Durrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME