Categories Lajme

Kronikë e fundit

Pesë policë të burgjeve u vunë në pranga për shpërdorim detyre. Shqiptarja.com mëson se një hetim i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka zbuluar se 5 efektivët e burgjeve nuk kanë kryer në mënyrë korrekte detyrën e tyre, atë të kontrollit të të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Për çfarë shkelje bëhet fjalë konkretisht?

Një i paraburgosuri, Dritan Velaj 30- vjeç ka pasur celular me vete në momentin që ka kaluar nga Burgu i Peqinit në burgun 313 në Tiranë, ku gjatë transportit ka kaluar 3 kontrolle.

Bashkë me 5 policët e burgjeve, në pranga ka rënë edhe vetë i paraburgosuri për mbajtjen e sendeve të paligjshme. Efektivët e arrestuar, në ushtrim të detyrës së tyre kanë kryer kontroll ndaj të paraburgosurit, por nuk kanë raportuar t’i kenë gjetur atij sende të paligjshme. 30-vjeçarit i është gjetur celulari gjatë kontrollit të fundit në burgun 313. Në këto kushte është bërë arrestimi në flagranc i 5 efektivëve operacional.

Të arrestuarit janë me inicialet: A.O, L.C, B.K, D.Q, K.H, efektivët e rolit bazë në forcat operacionale, të cilët kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Kujtojmë që më herët nga ana e Hetimit në SHKBB janë bërë edhe arrestime të tjera në saj të rritjes së kontrollit në sistemin penitenciar. Disa javë më parë nga ky sektor u godit fenomeni i mbajtjes së telefonave në qeli, në IEVP Rogozhinë, si dhe në IEVP Peqin u arrestuan 6 efektivë të tjerë policie.

Kush është Dritan Velaj

Në korrik të këtij viti, Dritan Velaj 30 vjeç qëlloi me sëpatë babain e tij 67 vjeçar.

Dritan Velaj, njihet si person që ka ushtruar edhe më parë dhunë mbi familjarët e tij dhe që ka bërë edhe një vit burg. Pasi goditi me sëpatë babain e tij duke e lënë të plagosur në gjendje të rëndë, 30-vjeçari u arratis por u kap pak pas ngjarjes nga një patrullë e policisë që u vu në ndjekje të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME