Categories Lajme

Krujë, 7 pajisje elektronike janë sekuestruar nga policia gjatë operacionit ku u u zbulua një laborator për prodhimin e kriptomonedhave

7 pajisje elektronike janë sekuestruar nga policia gjatë operacionit ku u u zbulua një laborator për prodhimin e kriptomonedhave në Krujë. Operacioni i zhvilluar nga strukturat e DVP Durrës dhe Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale.

Zbulohet dhe sekuestrohet një laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave. Procedohet penalisht pronari i ambientit, që ia kishte lëshuar me qira një personi tjetër.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit që kishte ndërtuar laboratorin, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë dhe Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të disponuara nga këto struktura, se një shtetas kryente veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të kriptomonedhave, kanë mirëorganizuar punën dhe kanë zhvilluar operacionin policor të koduar “Kriptomonedha”.

Si rezultat, në katin e parë të një objekti në pronësi të shtetasit S. D., i cili ia kishte lëshuar këtë ambient me qira një personi tjetër, shërbimet e Policisë konstatuan një laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 pajisje elektronike për prodhimin e kriptomonedhave. Gjithashtu, në këtë banesë u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Shtetasi S. D. është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës.

Strukturat hetimore të DVP Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin e personit që ka marrë me qira këtë ambient, si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME