Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Krujës.
Një shtetas me iniciale A. J., 55 vjeç ka humbur jetën pasi gjatë montimit të minave elektrike, aksidentalisht i ka shpërthyer njëra prej tyre.
Po ashtu, nga shpërthimi është plagosur edhe shtetasi G.D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ka shoqëruar për veprimeve të mëtejshme në komisariatin përfaqësuesin ligjor të firmës dhe një punonjës tjetër që ishte prezent në momentin e shpërthimit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Ora News.tv/
