Me gëzim dhe përqafime është pritur nga familjarët e tij botuesi Henri Çili pasi u lirua nga qelia ditën e sotme.
Gjykata e Përmetit caktoi masën “detyrim paraqitje” për Çilin, ndërkohë pas këtij vendimi ai ka lënë komisariatin e Gjirokastrës, teksa jashtë e prisnin familjarët.
Botuesi i njohur, Henri Çili u arrestua gjatë operacionit policor “Mezhgorani”.
Edhe pse ndaj tij Prokuroria kishte ngritur 6 akuza, Gjykata e liroi me “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë dy avokatët e Henri Cilit u paraqitën në mbrojtjen e tij në seancë ku theksohej se botuesi kishte një studio ligjore për ndërmjetësime, lobime dhe procese gjyqësore.
Avokati Ardian Visha tha se dy akuzat ndaj tij për mashtrim dhe ndikim i paligjshëm te zyrtarët e lartë nuk mund të qëndrojnë bashkë.
