Një fëmijë rreth 5 vjeç është gjetur paraditen e së diel në zonën e Lanës në Shkozë.
Të afërmit konfirmuar se trupi i pajetë i përket Klodian Hashimit, i cili u raportua i zhdukur rreth dy javë më parë .
Por ndërkohë, policia po verifikon rastin dhe heton lidhur me shkaqet që kanë çuar drejt vdekjes të miturin.
Sipas familjarëve të Hashimit, 5-vjeçari kishte qenë duke luajtur pranë banesës në mo0mentin kur ishte zhdukur , ndërsa fillimisht ata ngritën dyshime se ai mund të ishte trafikuar.
Ndërkohë, një ndër pistat e vdekjes së 5-vjeçarit është se për shkak të mungesë së një muri rrethues ai mund të ketë rënë në lumë teksa luante.
Nxjerrja e trupit të pajetë është shoqëruar me reagime nga komuniteti rom, anëtarët e të cilit shprehen se janë të diskriminuar vazhdimisht nga ana e bashkisë së kryeqytetit, e cila nuk ka ndërtuar një mur rrethues.
“Çfarë mendon bashkia për ne, që na ka prerë dritat dhe që na kapin edhe karrocat. Po i lutem bashkisë, radhën e parë duam drita, të dytën duam murin që të jetë deri atje me blloqe. Fëmijët po lozin këtu gjithë ditën, do t’i lidhim me litar ne?”
5-vjeçari Klodian Hashimi rezultonte i humbur qysh në 17 shkurt i këtij viti nga parku i lodrave , pranë banesës në Shkozë, pikërisht në këtë kanal me ujë, pranë zonës ku banonte familja e tij, djali është gjendur i mbytur.
