Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli së bashku me dy zonjat Rozën dhe Edlirën, dy këshilltaret e Këshillit Bashkiak, kanë shpërndarë sot disa dhurata për fëmijët e komunitetit egjiptian. Leli shkruan në facebook se Festat na bashkojnë më shumë, por fëmijët meritojnë vëmendje gjithmonë.
Me këtë festë të vogël në sheshin e lodrave e festës, uroj të jenë përherë të gëzuar! Festuam dhe ne sot në këto ditë të vështira u dhamë pak kohë këtyre fëmijëve të cilët kanë nevojë për ditë të bukura e plot gëzim e buzëqeshje . Gëzuar vitin e ri 2021 me plot mbarësi shëndet e dashuri
