Inspektori në policinë e Beratit, Klodian Shevorja, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19. Shevorja pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore u shtrua në spitalin Shefqet Ndroqi, ku pas dy javësh nuk mundi dot të mbijetonte. Të forta kanë qenë reagimet e kolegëve e miqve të Klodianit në rrjetet sociale, ku shprehin jo vetëm dhimbjen e madhe për humbjen e mikut të tyre por edhe ngushëllime familjarëve për këtë largim të parakohshëm nga jeta të Klodianit. 38-vjeçari Shevorja pasi kishte punuar për disa vite si pjesë e strukturave s peciale në Tiranë, u tranferua në Komisariatin e Policisë Kuçovë në Korrik 2016, ku punoi inspektor krimesh deri në muajin prill të këtij viti.
Categories
Covid-19
E fundit / Ndërron jetë në moshën 38-vjeçare inspektori prej dy javësh i shtruar te “Shefqet Ndroqi”
