Categories Lajme

Tiranë,Shoqërohen dy persona

Gjatë kontrolleve për parandalimin e hedhjes në treg të l ëndëve p iroteknike Policisa e Tiranës gjatë paradites së sotme se kuestroi një sasi prej 12 metër kub lë ndë p iroteknike dhe ka shoqëruar në ambjentet e Policisë shtetasin V.M. dhe shtetasen E.SH. Pronari i magazinës, shtetasi V. M., 36 vjeç, i kishte futur këto sasi të mëdha lëndësh piroteknike në mënyrë k ontrabandë nga Kosova, duke i futur në ambalazhe ushqimore.

Njoftimi i Policisë: Shtohen masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit, për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në prag të festave. Evidentohet nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, një magazinë me sasi të mëdha lëndësh piroteknike.

Sekuestrohet një sasi prej 12 metër kub l ëndë p iroteknike me fuqi të lartë s hpërthyese të r rezikshme për jetën e qytetarëve. Vihet në pranga poseduesi i lëndëve i lëndëve piroteknike, si dhe procedohet penalisht pronarja e subjektit që i kishte i vënë në dispozicion ambientin për magazinimin e tyre.

Gjatë kontrolleve të nisura që prej fillimit të muajit dhjetor, në të gjithë vendin janë konstatuar e g oditur edhe disa raste të tjera në Dibër, Tiranë, Durrës, Lezhë, Korçë etj, ku janë proceduar p enalisht 5 shtetas. Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, bazuar në Ligjin “Për përdorimin civil të l ëndëve  pl asëse, l ëndëve p iroteknike e fishekzjarrëve në Republikën e Shqipërisë”, Urdhrit të MB “Për miratimin e rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe përdorimit të l ëndëve p iroteknike e fishekzjarrëve”, urdhrit të përbashkët të MB, MM dhe MFE “Për ndalimin e hedhjes në treg të l ëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që r rezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, si dhe në telegramin e DPPSH “Për zbatimin e kërkesave të rregullores “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, kanë ushtruar kontrolle në vijimësi për këtë qëllim. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, si dhe pas një hetimi dyjavor nga strukturat e k rimit ekonomik, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, gjatë paradites së sotme, në një objekt të përshtatur si magazinë, tek tregu ushqimor në Qytetin e Nxënësve, kanë gjetur të magazinuara jashtë çdo kushti të sigurisë teknike dhe të futura k ontrabandë, një sasi të madhe l ëndësh p iroteknike, me fuqi të lartë s hpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve në rast përdorimi nga ana e tyre.

Pronari i magazinës, shtetasi V. M., 36 vjeç, i kishte futur këto sasi të mëdha lëndësh piroteknike në mënyrë kontrabandë nga Kosova, duke i futur në ambalazhe ushqimore. Shtetasi V. M. dhe shtetasja E. Sh. u shoqëruan në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. M., si dhe u procedua penalisht shtetasja E. Sh., për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave, stampave dhe formularëve”, “K ontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë k ontrabandë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.

Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin janë kontrolluar 378 subjekte (dyqane të ndryshme, makete apo supermarkete), si dhe tregje të shumicës. Me qëllim krijimin e mjedisi të sigurt për qytetarët, marrjen e masave për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore, për parandalimin e shkeljeve dhe ngjarjeve të ndryshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit iu ka kërkuar të gjitha strukturave vendore të Policisë të intensifikojnë kontrollet për parandalimin dhe g oditjen e paligjshmërisë, si dhe të monitorojnë zbatimin e masave anticovid. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve dhe l ëndëve p iroteknike, duke u garantuar ruajtje të anonimatit dhe reagim të shpejtë e të paanshëm. Njëkohësisht, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të bizneseve që të respektojnë masat anticovid në interes të shëndetit të qytetarëve dhe të festojnë ndërrimin e viteve në shtëpitë e tyre, pasi nuk do lejohen daljet nëpër rrugë e sheshe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME