Categories Lajme

Kryefamiljari me vajzë: Më sjellin makarona për të bërë foto

Fax News ka transmetuar problemet e familjes së Ermal Malokut, një familje e ngujuar për shkak të kushteve ndaj koronavirusit ndërsa prej nëntorit të kaluar shtëpia e tij është bërë e pabanueshme për shkak të goditjes nga tërmeti. Ai tha se muri i banesës së tij lëviz sapo i vendos dorën ndërkohë që përmendi edhe ndihmat që i japin, duke thënë se asgjë nuk u zgjidhin 2 kg oriz e makarona por një shtëpi e re për të jetuar.

“Kam një fëmijë të sëmurë 10 muajshe, kam kërkuar ndihmë, prit më thonë. Kur kërkon ndihmë dhe të sillen dy kile sheqer e 2 kg makarona nuk mbahet shtëpiakështu. Mi kanë sjellë disa ndihma duke i bezdisur në telefon por nuk mund ta bëj këtë vazhdimisht. Nuk do hash vetëm oriz me makarona, edhe atë që gatuajmë e lëmë edhe për darkë se i bie të hapësh tjetrën nesër.

Jam pa punë, edhe nusja është pa punë. Kam një fëmijë të vogël që duhet larë, ndërruar dhe ushqyer. Kam jetuar me qera në Kombinat, ika të prindërit në Durrës por edhe ata janë pensionistë, nuk kanë mundësi, çështje një jave se dal edhe nga këtu ku jam sepse një zonjë ka dalë vullnetare dhe më ka strehuar. Se më bën foto me dy kile sheqer e dy kile makarona se më ke ndihmu nuk më duhet fare, mua më duhet një dhomë e një banjo. Dua të strehoj veten gocën edhe nusen, më kanë pranuar në këtë banesë prej vajzës së vohgël por nuk mund të vazhdojë kështu.

Muri lëviz me duar. Kam kontaktuar urgjencën për vajzën, më thonë prit doktorin, pastaj më nxirrnin herë një person herë një tjetër, derisa vajta atje me vajzën dhe i bënë sorum. Këtu mund të bëhet fëmija me azëm, mund të marrë ftohjen. Nëse duan të më ndihmojnë ta bëjnë, nëse jo në mes të rrugës do më gjejnë, se më thoni ju ku të shkoj, se them për presion por s’kam çfarë bëj”, tha kryefamiljari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME