“Opozita nuk ka kushtëzuar asnjëherë dialogun” kështu u shpreh kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, teksa u pyet për ndryshimin e kushteve të dialogut nga partia e saj.
Kryemadhi u shpreh se Rama dhe Basha përdorën tryezën e 17 majit për të intimiduar qytetarët, ndërsa theksoi se Basha e ka kuptuar tashmë gabimin.
Sipas saj Rama vazhdon të gënjejë dhe nuk mund të ndryshojë.
Beti Njuma: I ka ndryshuar LSI kushtet për dialog?
Monika Kryemadhi: Ne nuk kemi kushtëzuar asnjëherë dialogun. As ne dhe as opozita nuk kemi kushtëzuar dialogun. Firmosi dhe nuk e njohu dhe jo vetëm kaq, por përdorën institucionin e tryezës, pra përdorën takimin e 17 majit për të intimiduar qytetarët për të vjedhur votën, paratë e shtetit dhe zoti Basha u bë pjesë e kësaj.
Beti Njuma: E ka kuptuar zoti Basha gabimin besoj.
Monika Kryemadhi: Të gjithë kanë të drejtë të gabojnë. Problem është ai që nuk kupton nga gabimi dhe shyqyr zotit, Basha është shumë i qartë dhe ndoshta prandaj është kaq i vendosur sepse e kupton që kë ka përballë. Por çfarë të bëjmë me disa të tjerë që nuk kuptojnë që bëjnë gabime. Me zotin Rama që gënjen gjithmonë dhe prapë vazhdojnë mendojë që Rama mund të ndryshojë. Rama nuk ndryshon, nuk ndryshon dot 50 vjeç.