Categories Politike

Kryemadhi flet për ‘shpërndarjen e Parlamentit’: Ja mesazhet që mora nga zyrtarët në SHBA

Pas kthimit nga vizita në SHBA, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha sot para gazetareve se një lajm i mire është se SHBA ka një vëmendje më të shtuar dhe të intensifikuar për Shqipërinë dhe rajonin në tërësi. Kriza politike ishte në qendër të diskutimeve të takimeve me zyrtarë amerikanë dhe komunitetin shqiptar në SHBA, tha Kryemadhi.

E pyetur për mundësinë për shpërndarjen e parlamentit, që u paralajmërua nga Presidenti Ilir Meta, Kryemadhi u përgjigj:

“Unë nuk mendoj se Shqipëria ka nevojë për emra të përveçëm. Ngritja e GJK është një hap për zgjidhjen e këtij problemi. Nisja e punës së GJK do jetë garanci për opozitën. Dua të theksoj se SHBA kanë vetëm një qëndrim, larg duart e politikës nga sistemi i drejtësisë që pandëshkueshmëria të mos jetë më vlerë e qeverisjes, të ndëshkohen ata që shkelin ligjet dhe janë te përfshire në proceset korruptive që kalon sot vendi”.

“Shqipëria ndodhet në një moment kritik, momenti kur ndava këtë situatë, ishte një nga momentet më të veçanta për mua. Sapo jam kthyer dhe dua të ndaj informacionet për vizitën dhe atë që partnerët ngritën si shqetësim. Kriza e rëndë politike ishte në qendër të të gjitha takimeve me zyrtarë amerikanë dhe me komunitetin shqiptar. E gjithë Shqipëria ka vëmendjen e Uashingtonit, na bën të jemi optimistë dhe të kemi besim se situata dhe zgjidhja që do ofrohet nga partnerët do jetë në funksion të qytetarëve shqiptarë. Tani SHBA ka një vëmendje të shtuar dhe më të intensifikuar për Shqipërinë dhe rajonin në tërësi. Tjetër lajm i mirë është dëgjesa që do bëhet shumë shpejt në kongresin amerikan për rajonin”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME