Categories Lajme

Kryemadhi: Ka 7 vjet që bëhen premtime dhe zero realizime

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një bashkëbisedim me qytetarët në Njësinë Adminsitrative Nr. 1 në Tiranë, deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dyert e hapura për çdokënd.

“LSI i ka dyert e hapua për çdo njeri që do të jetë pjesë e politikës, do që të ndryshojë të ardhmen e tij. Përveç pandemisë së COVID-19, kemi edhe pandeminë Rama, që po iu merr frymën njerëzve. Ka 7 vjet që bëhen premtime dhe zero realizime”, theksoi ajo.

Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se “edhe unë jam socialiste, por nuk jam e rilindjes, por jam socialiste në bindje në mendime, në ideologji. Socialiste nuk do të thotë të ndërtosh lumturinë tënde mbi fatkeqësinë e të tjerëve, socialiste do të thotë të ndash fuqinë, energjinë, pozitivitetin, jetën tënde, me miq, me shokët sepse vetëm kështu do të thotë të jesh në solidaritet njerëzorë, politik, shpirtëror dhe social”.

“Unë e mora vendimin për të qenë socialiste e lirë, dhe unë bashkë me të tjerë eurosocialist krijuam Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe sot shumë të rinj e të reja të cilën mbasi shkëpusin jetën politike nga zinxhirët Edi Ramës dhe rilindjes për të qenë të lirë. LSI i ka  dyert e hapura jo për çdo socialist, por për çdo njëri që do të jetë pjesë e politikës, do të jetë pjesë e vendimmarrjes së politikës, do të ndryshojë të ardhmen e tij”, tha ajo

Kryemadhi shtoi se  “sot në këto kohë të vështira të depresionit ekonomik në këto vite dhe në këtë rrëmujë  të jetës së shqiptarëve por dhe në këto muaj të frikës dhe të dhunës  psikologjike të pandemisë që përveç se pandemisë se COVID-19 kemi dhe pandeminë Rama që u merr frymën çdo ditë e më shumë njerëzve, jo vetëm me mënyrën e të vepruarit dhe të drejtuarit të Shqipërisë po ju merr frymën njerëzve me fluturat imagjinare të mendjes së tij, ku jo vetëm nuk u krijon shqiptarëve mundësin për të  krijuar hapësira, shpresë, mundësi për fëmijët por për kundra i mbyllë ata”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME