Categories Politike

Kryemadhi: Komandanti nuk ndryshohet 6 muaj para zgjedhjeve, krenare që mua më mbështesin të rinjtë e të rejat

Duke folur për zgjedhjet Brenda partisë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se komandanti I zgjedhjeve nuk ndryshohet 6 muaj para zgjedhjeve. Teksa theksoi se përvec postit të kryetarit kishte një garë të vërtetë për delegatët dhe po ashtu do të ketë për Këshillin Kombëtar Drejtues dhe kryesinë. Ajo tha se partia nuk është kryetari dhe u shpreh se ajo posedohet nga të rinjtë dhe të rejat dhe se është krenare që të udhëheqë ato drejt fitores.

Monika Kryemadhi: Edi Rama nuk ka bërë zgjedhje në parti. A mund të më tregoni se cili është procesi i zgjedhjeve që ka bërë PS për zgjedhjen e delegatëve të gjithë kongresit.
Arion Sulo: Asnjë zgjedhje … si do ti tregoni elektoratit që ju jeni të ndryshëm …
Kryemadhi: Jemi shumë të ndryshëm, sepse LSI ka pasur mbi 1000 e ca kandidatë për 700 delegatë për të zgjedhur. Ja ku vjen e para. Atëherë unë po ju drejtohem, në listën e votimeve online keni shumë persona publikë, anëtarë të LSI, ish-ministra, të cilët kanë votuar. Pyetini ata nëse kanë pasur në procesin e votimit, në Tiranë dhe rrethe kandidatët për delegatë dhe për mua kjo është më e rëndësishmja sesa Monika. Ti do ta presësh deri në 5 dhjetor, sepse do të ketë ndryshime statutore në LSI. Ndryshime programore, përsa i përket funksionit të LSI. Çfarë do të thotë? Do të thotë se do të ketë një parti që ka lider të fortë, ky është mendimi juaj jo i joni. Më gjej një drejtues të një partie politike që ka lejuar të flasë siç u ka dashtë qejfi anëtarëve të kryesisë, siç ka bërë LSI. Kjo është racionalizim.
Unë nuk kam sesi të hyjë në një garë ku është e kot të hysh. E para. E dyta, nuk kam pse të hyj dhe të ndryshoj komandantin e të gjithë ekipit. Nuk është diktaturë, pas datës 25 i bëjmë zgjedhjet prap dhe ju ftoj ju të kandidoni. Nuk e posedoj unë partinë, përkundrazi partia më posedon mua. Më posedojnë të rinjtë e të rejat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME