Categories Lajme

Kryemadhi në Fier: Rama po nxit shpopullimin e vendit dhe largimin e të rinjve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, këtë të shtunë në kuadër të fushatës zgjedhore të 25 prillit ka qenë në Fier.

Kryemadhi nga Fieri i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili tha se “problemi” i papunësisë në Shqipëri është se “disa duan punë duke ndenjur në kafe”.

Ndërkohë në përgjigjen e saj kryemadhi thekson se me këtë deklaratë kryeministri po e nxit shpopullimin e vendit dhe largimin e të rinjve me profesione të rëndësishme nga Shqipëria.

Fjala e Kryemadhit:

Ajo që më shumë përshtypje, revolta ime ndaj një individi të tillë, që në fakt nuk është më revoltë por është neveri, qe thotë se të rinjtë e të rejat rrinë në kafe se punë ka e do marrim të rinj të huaj nga jashtë.

Si mund të rrish në kafe ku të rinj e të reja po ikin jashtë ku familjet kanë harxhuar para për të marrë diplomën e fëmijëve, nuk është se është turp për të punuar por kur je inxhinier nafte e të punosh kamerier, kur je ekonomist e të punosh recepsionist, s’mund të thuash që s’ka vende pune.

Pra ne kemi një kryeministër që e shtyn rininë tonë të ikë në emigracion që stimulon shpopullimin, largon të rinjtë e të rejat nga Shqipëria e sjell njerëz që nuk kanë asnjë lidhje emocionale, historie e kulturore me Shqipërinë.

S’mund ta quaja nacionaliste, se nuk mendoj që ka njeri nga ne të lejojë të hyjë një njeri në shtëpitë tona, dhe Shqipëria s’mund të jetë han pa porta ku mund të hyjnë e të dalin sa të duan, se duam apo s’duam kemi luftuar për të, është një vend që kemi kontribuuar të gjithë, s’mund të lejojmë të rinjtë e të rejat të largohen

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME