Categories Politike

Kryemadhi në takimin me gratë në Fier: Fitorja e padiskutueshme e LSI

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me gratë në Fier.Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se “tani e kuptoj pse Kejdi më thotë që ne do të dalim forcë e parë në Fier. Jo pa qëllim ne vendosëm një target, që sot takimin do ta bëjmë vetëm me gratë dhe vajzat e 4 rajoneve të qytetit të Fierit”, theksoi ajo.

“Asnjëri nuk e kupton, por ne që merremi prej vitesh me politikë, e dimë shumë mirë që po nxore gruan nga shtëpia, po binde nënën, po binde bashkëshorten, po binde vajzën, po binde nusen, që të dalë nga shtëpia për të kërkuar të drejtat e saj, ta dini që ajo sfidë është e mbaruar. Është e mbaruar dhe e realizuar, sepse vetëm një grua di si i realizon qëllimet e saj, vetëm një grua di si të mos tërhiqet nga objektivat e saj për të mbrojtur fëmijët, për të mbrojtur familjen, për të mbrojtur shtëpinë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi theksoi se unë jam e bindur që fitorja e LSI-së në qarkun e Fierit, jo vetëm është e padiskutueshme, por është e konsoliduar, është e qëndrueshme, është e fortë dhe mbi të gjitha një fitore e cila buron nga shtëpitë e fierakëve dhe fierakeve, buron nga zemrat e fierakeve, buron nga shpirti i të rinjve dhe të rejave fierakë, edhe për ata që nuk jetojnë sot në Fier, që jetojnë në Tiranë apo kanë ikur jashtë Shqipërisë për shkak të emigracionit dhe pamundësisë ekonomike.

“Jam e bindur që 25 prilli jo vetëm do t’i kthejë në Fier, jo vetëm për të votuar dhe ndëshkuar çdo padrejtësi që u është bërë fierakëve, çdo padrejtësi që u është bërë familjeve fierake dhe familjeve shqiptare, për të ndëshkuar me votë çdo padrejtësi që u bëhet bizneseve fierake, shkollave dhe sistemit arsimor në Fier e kudo. Sepse forca e gruas është një forcë që buron për të vetmen gjë që jetojmë ne gratë, për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME