Categories Lajme

Kryemadhi prezanton kandidaten për deputete në Vlorë

Monika Kryemadhi ka prezantuar ditën e sotme kandidaten për deputete të LSI në Vlorë. Bëhet fjalë për pedagogen Grisejda Myslimi. Sipas Kryemadhit, Myslimi është njëra nga shumë e shumë të reja dhe të rinj që kanë zgjedhur t’i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim.

E brishtë në pamje të parë, por mjaft këmbëngulëse dhe e vendosur, e thjeshtë dhe me shumë mirësi, ajo mbart vlerat më të mira të familjes së saj vlonjate, por edhe përfaqëson me shumë dinjitet gjithë brezin e saj të rinisë së qytetit ku lindi dhe u rrit“, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Monika KryemadhiGrisejda, pedagogia nga Vlora që do të bëhet deputete…

Grisejda Myslimi është njëra nga shumë e shumë të reja dhe të rinj që kanë zgjedhur t’i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim.

E diplomuar për ekonomi dhe e specializuar në studime master shkencor në degën Financë – Bankë, në profili “Bankë dhe Tregje Financiare”, ajo u emërua dhe punon pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës, ku kreu studimet master, si zgjedhje e vetë universitetit prej shtatorit të vitit 2013 e në vazhdim.

E brishtë në pamje të parë, por mjaft këmbëngulëse dhe e vendosur, e thjeshtë dhe me shumë mirësi, ajo mbart vlerat më të mira të familjes së saj vlonjate, por edhe përfaqëson me shumë dinjitet gjithë brezin e saj të rinisë së qytetit ku lindi dhe u rrit.

Unë si kryetare e LSI-së ndjehem krenare që vajza si Grisejda zgjedhin të punojnë dhe të përfaqësojnë LSI-në, dhe me shumë besim, e mbështes kandidimin e saj në listën shumemërore të LSI-së në qarkun e Vlorës, e bindur se votuesit vlonjatë do të kenë mundësinë të zgjedhin dhe mbështesin emrin e saj dhe të LSI-së, si zgjedhjen më të mirë për Vlorën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME