Categories Politike

Kryemadhi: Qeveria ra, bashkohuni me diasporën

Për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi qeveria ka rënë. Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së pas ndryshimeve të prezantuara nga kryeministri Edi Rama në kabinetin e tij, Kryemadhi tha se sot Rama do vetëm një të fryrë. Ajo iu bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës në orën 17:00 kundër qeverisë.

Kryemadhi e akuzoi kryeministrin Rama se vazhdon të mashtrojë për situatën e rëndë që po kalojnë shqiptarët. “Dëgjojmë se ka hapur vende të reja pune, por nuk dëgjojmë se si degdisi rrugëve mbi 400 mijë emigrantë”, tha ajo.

Kryetarja e LSI deklaroi se qeveria ra sepse Rama sipas saj, asnjëherë nuk përmend se sa shumë taksa paguajnë shqiptarët por çdo ditë ulëret sikur ky ka bërë uljen më të madhe të taksave.

“Më lejoni që nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të bëjë njoftimin e rënies së qeverisë së Surrelit. Sot, ra qeveria e Surrelit, por e dija që qeveria që drejtonte deri më sot ishte qeveria e Surrelit, por përfundimisht mu krijua dhe bindja që sot dhe Partia Socialiste u kthye në Partinë e Surrelit. Qeveria e Surrelit ra sepse mashtroi shqiptarët. Mashtroi shqiptarët duke thënë që do paguani taksa më pak, por në fakt shqiptarët paguajnë taksa më shumë. Ky, që ul tatimin e fitimit ose tatimin e dividendit për oligarkët, duhet t`i tregojë shqiptarëve të vërtetën se sa janë rritur taksat lokale në shkallë republike për të gjithë shqiptarët, taksën e ujit, taksën e pastrimit, taksën e gjelbërimit, taksën e rrugës, taksat e shkollave, taksat e fasadave, taksat e tabelave, taksën e ndotjes së ajrit, taksën e naftës, taksën e ujit që e blejnë me para shqiptarët dhe nuk e pinë nga çezma.

Qeveria ra sepse ky asnjëherë nuk përmend se sa shumë taksa paguajnë shqiptarët, por çdo ditë gërthet dhe ulëret sikur ky ka bërë uljen më të madhe të taksave. Në fakt, kjo nuk është një ndryshim qeverie që mundohet të shpjegojë Edi Rama, por kjo është një rënie e qeverisë, e cila ra si rezultat i skandaleve korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Vetëm me një tender, të cilën e shikojnë shqiptarët sot, Edi Rama vjedh 40 milionë euro”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo deklaroi se po të ketë drejtësi, po të ketë Prokurori dhe gjykata të ndershme të pa kapura nga krimi dhe nga Edi Rama, shqiptarët do të shikojnë skandale pafund se sa miliona e miliona euro, iu vidhen me afera korruptive, me tenderë korruptiv dhe me shumë projekte të tjera të cilat janë kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të trafikut të drogës.

“Edi Rama harroi të thonte sot përpara partisë së Surrelit se qeveria duhet tu shërbejë qytetarëve të saj, qeveria duhet tu shërbejë popullit të saj. Por, përkundrazi. Edi Rama sot ndërroi pjesë të lavatriçes së parave të drogës, sepse mendon që duke ndërruar disa pajisje dhe duke ndërruar detergjentin, mund të pastrojë dhe vazhdon të pastrojë paratë. Por harron që duhet larguar lavatriçja e vetme që kanë shqiptarët sot, e cila ka emrin e Edi Ramës. Lavatriçja e krimit, lavatriçja e drogës, lavatriçja e varfërisë dhe mashtrimit të shqiptarëve.
Rama vazhdon të mashtrojë për situatën e rëndë që po kalon vendi dhe familjet shqiptare. Dëgjojmë se si Edi Rama ka hapur 262 mijë vende të reja pune, por nuk dëgjojmë se si Edi Rama degdisi rrugëve të Europës 400 mijë të rinj dhe të reja si emigrantë, dhe në gjendje lufte të ishte Shqipëria nuk do ta kishte një lëvizje migratore kaq të madhe të shqiptarëve”, tha ajo.

Sipas Kryemadhit qeveria ra sepse ‘Rama përmend vendet e punës të formalizuara në ekonominë shqiptare, por shkollëpaku si gjithmonë gabon, gabon sepse edhe me matematikën më të thjeshtë, ashtu si e kam thënë dhe e them gjithmonë që librin e matematikës e ka mbyllur që në klasë të katërt’.

“Që të hapësh 300 mijë vende të reja punë zotëri duhet që rritja ekonomike të mos jetë 4%, duhet që rritja ekonomike minimumi të jetë 10%, prandaj pyet ata që e kanë mabruar matematikën apo e dinë që të ta shpjegojnë, unë si doktoreshë ta shpjegoj shumë mirë, 300 mije vende të reja pune në Shqipëri z. Shkollëpak kryeministër duhet që rritjen ekonomike në Shqipëri ta kesh10%, fiksoje në tru që të mos vazhdosh të gënjesh herë tjetër, siç vazhdon të gënjesh.
Qeveria jote kryeministër mashtrues ra, ra sepse ti vazhdon të gënjesh, vazhdon të gënjesh që rritja e konsumit në Shqipëri është rritur, por sipas INSTAT-it tënd, sipas institucionit që ti e drejton dhe të shërben ty, konsumi në 90% të shqiptarëve është ulur dhe është rritur vetëm në 10%. Nëse 10-% e shqiptarëve janë i gjithë populli shqiptar, gabohesh zotëri, gabohesh sepse nuk janë ata. Shqiptarët e kanë ulur konsumin sepse nuk kanë rritje pagash, kanë rritje çmimesh, kanë rritje taksash, kanë një jetë më të vështirë dhe kanë shumë, shumë më të vështirë mënyrën për të ushqyer dhe për të shkolluar fëmijët e tyre, prandaj konsumi zotëri nuk është rritur, por është ulur”, deklaroi kryetarja e LSI.

Duke iu drejtuar kreut të qeverisë, Kryemadhi tha më tej: “Qeveria jote ra, ra z.Rama, por tani duhet të biesh edhe ti, sepse duke rënë dhe ti, shqiptarët do të kenë shanset dhe mundësitë për të pasur një jetë më të mirë, për të pasur taksa më të ulta, për të pasur rroga më të mira, për të pasur shëndetësi të drejtë, për të pasur arsim të barabartë për fëmijët e tyre, për të pasur një qeveri që i do të gjithë qytetarët e saj njëlloj dhe jo për shkak të bindjeve politike”.

“Qeveria jote ra z.Rama, por duhet të ikësh edhe ti sepse shqiptarët e kanë të domosdoshme, është mbijetesë e tyre, prandaj ju bëj thirrje të gjithë atyre socialistëve të ndershëm, të cilët sot Edi Rama i ktheu në Parti të Surrelit, që të reagojnë, të marrin fatet e Partisë Socialiste në dorë, nëse nuk e bëjnë ata do ta bëjnë shqiptarët, do ta bëjnë shqiptarët sepse nuk do ta lejojë njeri Edi Ramën të përdhosi dhe të nëpërkëmbi shqiptarët e tyre.
Sot Edi Rama do vetëm një të fryrë dhe është gati për të rënë në humnerën e krimit që i ka ndërtuar shqiptarëve, prandaj ju bëj thirrje të gjithëve bashkohuni sot në protestën në orën 5, në protestën e të gjithë shqiptarëve që kanë ardhur nga diaspora për të protestuar, mos të ndalojmë në asnjë minutë dhe në asnjë sekondë, harroni politikën, sot janë fatet e Shqipërisë në diskutim, o sot o kurrë të gjithë së bashku kundër kësaj lavatriçeje të krimit, e cila po bën çdo ditë dhe më shumë pis Shqipërinë dhe nuk po e pastron gjë tjetër veç parave të drogës”, tha kryetarja e LSI-së.

(m.k/BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Shpenzoi 259 milionë dollarë, Elon Musk donatori më i madh në zgjedhjet e SHBA

Miliarderi amerikan Elon Musk ka ndarë 259 milionë dollarë (245 milionë euro) për të ndihmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME