Categories Lajme

Studentët: Shkarkimi i Lindita Nikollës nuk është lajm

Shkarkimi i Ministres së Arsimit Lindita Nikolla nuk do të thotë asgjë për studentët dhe kërkesat e tyre.

Nga Kryeministria ku sot kishin zgjedhur të protestonin me timonin në duar, studentët thanë se nevojitet shfuqizimi i ligjit për arsimin e lartë dhe jo ndërrimi i fytyrave.

Studenti: Ky është timoni që Kryeministri me rilindjen e tij ka kërkuar ta marrë. Tani e mori, ka marrë dhe librin e shenjtë në duar dhe tani sapo zbriti ca pasagjerë. Ne nuk na intereson se kë zbriti apo kush do të hipë në këtë autobus, ne na intereson që kombi të shkojë në drejtimin e duhur. Të miratojë  kërkesat tona. Do tu qëndrojmë deri në fund. Duhet shfuqizuar ligji i arsimit të lartë.Lëvizjet politike nuk na interesojnë aspak.

Studenti: Nuk është fare lajm për ne shkarkimi i Lindita Nikollës si Ministre e Arsimit apo vendosja e Erjon Braçes si zëvendëskryeministër. Iku Lindita, do të vijë një marionetë e zotit Rama, do ketë prapë parregullsi në ligjin e arsimit të lartë.

/Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME