Categories Politike

Kryemadhi, takim në njësinë 1 në kryeqytet: Problematika shumë të mëdha

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me gra në njësinë 1 në zonën e Brrylit.

“Kjo është një nga zonat më të vjetra të Tiranës edhe pse qyteti është zmadhuar, ndryshuar është bërë heterogjene për shkak dhe të pjesëmarrjes, rritjes së popullsisë dhe ndërtimeve të ndryshme. Por ka mbetur një pjesë autoktone e kësaj zone, qytetarie, e cila ka bërë që në momente të caktuara të kthjellohemi ne të politikës dhe të vijmë me këmbë në tokë”, tha Kryemadhi.

Ajo prezantoi kandidatët e LSI.

“Unë jam rritur me Erisën. Ajo ka qenë fëmijë unë vajzë e re. Kështu ikin vitet dhe shoqëritë konsolidohen dhe në momentet më vendimtare dhe deçizive, njerëzit që të rrinë më afër janë ata që ti mendon se nuk i ke afër. Janë disa njerëz të tjerë, që dashje pa dashje nuk janë pjesë e familjes tënde, por bëhen pjesë e një familje te madhe që është jo vetëm politike”, tha kryetarja e LSI.

“Njësia 1 ka problematika shumë të mëdha, por edhe ka një pjekuri politike shumë të madhe. Kam një bindje që rezultati i LSI në njësinë numër 1 do të jetë i jashtëzakonshëm”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi: Problemi më i madh i 30 viteve tranzicion legalizimi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi edhe një takim me banorë tek zona e ish-Uzinës “Auto Traktori” në Shkozë

“Në 30 vite tranzicion njerëzit këtë betejë kanë, këtë hall kanë, dhe sa herë që vjen fushata elektorale të gjithë thonë: Legalizimi, legalizimi!  Ajo që është e rëndësishme sipas meje është që ky xhep këtu çfarë është? Po e le pa ujë, pa drita, pa legalizime, problem është. Çdo varfëri sjell një tjetër pasojë nga mbrapa. O do të sjellë krimin, ose vjedhjen, ose drogën”, theksoi Kryemadhi.

“Dhe ajo që mendoj unë është që, në qoftë se këtu janë 160 shtëpi, kostoja për këto 160 shtëpi shtetit nuk i kushton asgjë. Janë vetëm biletat e avionit dhe hotelet e qeverisë, kushdo qofshin, në daç të njërës e në daç të tjetrës qeveri”, tha ajo.

“Ne nuk kemi mësuar që politikën ta mbajmë peng. Nuk ka asnjë familjar që nuk do drita, ujë, rrugë, por jo pa qëllim të lënë pa drita, pa ujë e pa rrugë me qëllim që edhe pse prindërit sakrifikojnë me të gjitha mënyrat për të të shkolluar, në momentin që ti shkollohesh, o ikën jashtë shtetit, o ikën fare nga kjo zonë dhe e lë në harresë”, tha Kryemadhi.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME