Categories Lajme

Kryemadhi takon ambasadorin e ri të Kosovës: Të forcojmë lidhjet mes dy vendeve dhe të krijojmë lehtësira investimesh

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë, Nait Hasani. Kryetarja e LSI i uroi suksese Hasanit në misionin e tij në Tiranë dhe siguroi mbështetje të plotë për konsolidimin e rrugës së integrimit euro-atlantik të Kosovës. Gjatë takimit u diskutua nevoja për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me bashkëpunime më të gjëra në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, heqjen e barrierave të dëmshme për tregëtinë dhe krijimin e mundësive sa më të mëdha për investime nga biznesi privat në të dy vendet.

Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se: “Para se të shohim mundësinë për t’i krijuar lehtësira investimesh të tjerëve me marrëveshje jo transparente, ta bëjmë këtë gjë të mundur midis nesh”. Kryemadhi u ndal dhe në nevojën e shkëmbimeve dhe përvojave midis shoqatave të studentëve, universiteteve, shkollave të mesme, duke forcuar kështu lidhjet midis të rinjve të cilët janë ata që do të trashëgojnë dhe lartësojnë vlerat e kombit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME