Categories Sport

Ylli i PSG kërkon largimin, e konfirmon vetë Leonardo

Parisi është një nga ata klube, që mundohen t’i respektojnë deri në fund kontratat me futbollistët e tyre. Megjithatë, mbetet të shohim nëse do të ndodhë kështu me Edinson Kavanin. Uruguaianit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, por ai dëshiron të largohet që këtë muaj, pasi ka arritur marrëveshjen personale me Atletikon e Madridit. Ardhja e Mauro Ikardit e ka kthyer në rezervë 32-vjeçarin dhe nëse qëndron nuk do të kishte minuta të shumta në këmbë. Ndryshe do të ndodhte te Atletiko, me Simeonen që po dështon të gjejë një sulmues me marrëdhënie të rregullt me golin. Kështu, Kavani i ka kërkuar klubit të largohet që këtë merkato, lajm që konfirmohet edhe nga drejtori sportiv i PSG, Leonardo.

“Ne gjithmonë kemi të njëjtin vlerësim për Kavanin. Shpresojmë që ai të qëndrojë me ne. Ditën e sotme ai na kërkoi të linte klubin. Në po e studiojmë situatën. Kurrë nuk kemi menduar ta shesim atë, por ai ka bërë një propozim për t’u larguar. Do të shohim në ditët në vazhdim dhe po e arsyetojmë situatën sepse e respektojmë lojtarin”, u shpreh Leonardo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME