Categories Lajme

‘Shfuqizojmë Marrëveshjen e Prespës kur të vijmë në qeveri’, Zaev thirrje VMRO- DPMNE: Hiqni dorë nga kërcënimet

VMRO- DPMNE prej kohësh ka deklaruar se do të shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës nëse pas zgjedhjes së prillit do të dalin në qeveri. Në fillim kryeopozitari Mickosi dhe tani Vllado Misajllovski pohojnë se kjo mund të ndodhë së shpejti. Por Zaev i ka bërë thirrje partisë opozitare që të heqë dorë nga kërcënimet pasi një veprim i tillë do të thoshte 25 vjet mbrapa për Maqedoninë e Veriut dhe një bllokadë për në BE dhe NATO.

Më 12 qershor të 2018 Zaev dhe ish- kryeministri grek Tsipras arritën dakordësimin e cila u quajt ‘Marrëveshja e Prespës’ për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në ‘Maqedoni e Veriut’, për t’i dhënë fund një konflikti disa vjeçar mes dy vendeve. Kjo marrëveshje u përkrah dhe nga BE. Por kryeministri aktual grek Mitsotakis e paralajmëroi Zaevin në shtator gjatë një takimi në SHBA se nëse do të ishte ai në vend të Tsipras, nuk do t’a firmoste atë marrëveshje. Nëse në Maqedoninë e Veriut, rikthehet një parti me pikëpamje nacionaliste si VMRO- DPMNE dhe me kryeministër Hristijan Mickoski, krahun e djathtë të Nikola Gruevskit atëhere ka gjasa që të ndodhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME