Categories Lajme

Kryemadhi tregon hapat e radhës për Zgjedhoren: Në mbledhje me Metën do çoj Vasilin

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar në emisionin “Byro Politike” se kanë marrë garanci nga ndërkombëtarët për qëndrimin e tyre për Reformën Zgjedhore, të cilët sipas saj janë mashtruar nga ndërkombëtarët. Kryemadhi tha se nëse do të presin qëndrimin e Edi Ramës për të vendosur për hapin e radhës, dhe më pas do dëgjohet edhe opinioni i ndërkombëtarëve. Ajo u shpreh se njësoj si Partia Demokratike as LSI nuk do të çojë përfaqësues në tryezën e së nesërmes për Zgjedhoren, ndërsa zbuloi se vetë ajo nuk do të jetë në takimin me presidentin, por do të përfaqësohet nga nënkryetari i LSI.

“Po ata janë çift nuk i ndajmë dot. Në rast se Rama nuk i pranon kushtet tona do dëgjojmë se çfarë do thonë ambasadorët. Por ata shprehin edhe interesa të kompanive të vendeve të tyre në Shqipëri dhe anojnë. Ne kemi qenë gati ta mbyllim Reformën. Por do dëgjojmë njëherë përgjigjen e qeverisë.

Do hyjmë në zgjedhje por jo me Edi Ramën. Kemi marrë garanci nga partnerët ndërkombëtarë të cilët janë mashtruar nga Edi Rama. Nuk e di çfarë do flitet në mbledhje se kam 3-4 ditë pa e takuar Metën. Dhe unë thashë do çoj Tit Vasilin se nuk do shkoj të zihem aty”, tha Kryemadhi./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME