Categories Politike

Kryemadhi vijon takimet në Tiranë: Në 25 Prill vjen ndryshimi

Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka vizituar ditën e sotme mbështetës të saj në njësinë numër 5 në qytetin e Tiranes. Kryemadhi ka diskutuar me banorët për problematikat aktuale dhe ndryshimet që sipas saj të gjithë i duan në 25 Prill.

Kryemadhi thotë se sot kafja në qytet është kthyer në një vend ku Shqiptarët bisedojnë dhe flasin për shqetësimet e tyre. Ajo i fton qytetarët që të sensibilizohen në mënyrë që në 25 Prill secili qytetar jo vetëm ti drejtohet kutisë së votimit por edhe të votojë duke sjellë ndryshimin.

“Ne sot, në kuadrin e të gjitha kafeve të mëngjesit që kemi filluar t’i kthejmë në bashkëbisedim, jo vetëm evidentojmë problematikat, por edhe takohemi me njëri tjetrin, se sa më shumë të takohemi aq më shumë diskutojmë për problematikat.

Aq më shumë i japim mendje dhe zgjidhje njëri tjetrit, atë për të cilën kemi edhe më shumë nevojë sot, që të takohemi, të bashkohemi, por edhe për të sensibilizuar në mënyrë të tillë që më 25 prill secili nga ne jo vetëm t’i drejtohet kutisë së votimit, por të bëjë nga një votë për ta çuar në kutinë e votimit, sepse duke votuar sjellim edhe ndryshimin.

Një votë e secilit nga ne, sikur 10 minuta, atë kafen e mëngjesit, t’ia kushtojmë një miku për ta bindur që të shkojë drejt kutisë së votimit më 25 prill, do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për ndryshimin për të cilin ka nevojë shoqëria jonë, të rinjtë tanë”, u shpreh Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME