Categories Politike

Kryemadhi: Votoni që demokracia të jetë e popullit dhe jo të merret nga një njeri

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, me anë të një video-mesazh, shprehet se më datë 25 prill, qytetarët vendosin me votë për të ardhmen e tyre. Kryemadhi thekson se në ditën e zgjedhjeve, demokracia duhet të jetë e popullit dhe jo të rrëmbehet nga një njeri i vetëm.

“Të dielën shqiptarët duhet të zgjedhin: Të jetojnë në Shqipëri apo të shkojnë dhe të punojnë në Europë, duke qenë azilantë, të kenë një qeveri europiane për integrim, apo një qeveri totalitare që na çon në modelet totalitare lindore. Të kemi një qeveri koalicioni me ndarje e balancim të pushteteve apo një qeveri që është në dorën e një personi, dhe merr peng të gjitha pushtetet. Pasuritë e Shqipërisë t’i gëzojnë të gjithë shqiptarët apo një grup i vogël oligarkësh.

Të triumfojë vota e lirë e demokracia apo blerja e votës, autoritarizmi dhe fukset e patronazhizmit të Edi Ramës. Të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit apo një qeveri që kthehet në makth për njerëzit. Të kemi një qeveri që shpenzon paratë e shqiptarëve me garë dhe meritokraci apo një qeveri që i shpenzon për klientët e saj. Të kemi një shtet me institucione apo të kemi një parti-shtet”, u shpreh Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME