Categories Lajme

Kryeministri Boris Johnson jep lajmin e shumëpritur, ja se në cilin muaj mund të rikthehet normaliteti

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bashkuar do mund të kthehet në normalitet vetëm në mes të muajit nëntor. Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin Londër, Johnson shprehu besimin se familjet britanike do të jenë në gjendje të mblidhen rreth pemës së Krishtlindjeve, në dhjetor por theksoi se “sekreti i vërtetë” i fitores së luftës ndaj Covid është , siç tha ai, “veprimi kolektiv i popullit britanik”. Kryeministri tha gjithashtu se deri në muajin nëntor, periudha tranzitore do të jetë e rëndësishme jo vetëm për familjet, por edhe për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar dhe miliona njerëz që punojnë në sektorë me të ardhura modeste”.

“Ne shpresojmë për më të mirën, por planifikojmë edhe për më të keqën”, tha ai, për të shtuar se plani mbetet për tu kthyer në normalitet mbetet “i kushtëzuar”. Ndërkohë autoritetet lokale, duke filluar nga nesër, do të kenë mundësinë të fillojnë bllokimet dhe të marrin masa kufizuese në fushat e tyre të kompetencave, të cilat do t’i lejojnë ata të “veprojnë më shpejt” aty ku është e nevojshme për të ndërhyrë në përhapjen e koronavirusit.

“Ata do të kenë fuqinë të mbyllin vende të veçanta publike dhe të anulojnë ngjarjet”, tha Johnson, duke shtuar megjithatë që ndërhyrje të tilla mund të mos jenë të mjaftueshme dhe për këtë arsye mjetet e mëtutjeshme të qeverisë qendrore për të vepruar në vend do të shpallen javën e ardhshme. Britania e Madhe është aktualisht ndër më të prekurit në botë nga koronavirusi: me mbi 294,000 të infektuar dhe mbi 45,000 viktima. Mbretëria e Bashkuar është e treta në botë për nga numri i viktimave, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit. Vetë Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus dhe pas disa ditësh mjekimi intensiv është shëruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME