Categories Lajme

Mjeku, Asnjë prej nesh nuk njeh një pacient me korona’,Laboratori nuk është i akredituar

Mjeku dhe pedagogur Ilir Pecnikaj ka qenë në studion e lajmeve të Fax News, ku ka komentuar situatën e fundit nga Covid 19 në vendin tonë. Sipas tij ka pasur një numër shumë të ulët testimesh për Covid në vendin tonë, ndërsa sipas tij përqendrimi i tyre vetëm në ISHP, bën që situata të jetë në mjegullim të plotë. “Është bërë një numër jashtëzakonisht i ulët testimesh në Shqipëri. Në 3 javët e fundit, duke hequr të gjitha testet që bëhen përsëritëse në spitale, ka një numër shumë të madh të pozitiviteteve, 1 në 2-3 testime. Me rritjen e testimeve rriten menjëherë dhe numri i rasteve të reja.

Disa ditë më parë u zbuluan 117 raste të reja, për shkak se dhe numri i testimeve ishte shumë i lartë. Ndërkohë që të nesërmen në vend që numri i testimeve të rritej, për shkak se zgjerohet numri i kontakteve, ai u ul. Minimumi i testeve që duhej të bëhej të nesërmen ishte 2 mijë deri në 2 mijë e 300. Kontrolli i testeve në një laborator, na bën të vetmit vend në Europë me një kapacitet të tillë.

Mua më bëri shumë përshtypje që atë ditë kur kishim shumë raste pozitive, më bëri përshtypje se kishte 520 testime, ndërkohë që ISHP ka thënë se maksimumi që mund të bëhet në një ditë është 500. Ngjitur me ISHP-në është edhe institucioni i sigurisë ushqimore, ku mund të bëhen testime të tilla, ku ka dhe ekspertë dhe profesionistë që mund të japin ndihmën e tyre.

Një gjë tjetër që për mua është problematike është që laboratori i ISHP-së nuk është i akredituar, është e akredituar vetëm metoda. Është jashtëzakonisht e mbyllur situata që ndodh në Infektiv, ne nuk njohim asnjë person pozitiv, pasi është komplet e ndaluar nga MSH dhe ISHP, sa i takon anës klinike unë nuk jam në gjendje të flas për këtë pjesë. Nuk e di se pse duhet të mbahen kaq shumë të fshehur personat që janë pozitiv, atje në rast se një person është pozitiv, izolohen të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të. Ne duhet që të mbyllim vatrat e infeksionit. Dy nga masat më pozitive që ka marrë Europa është izolimi sa më i madh i rasteve Covid në spitale, si dhe mbajtja e maskës nga të gjithë qytetarët. Nëse virusi shpërndahet me spërkla atëherë maskat e pengojnë atë që të përhapet nga njëri te tjetri”, u shpreh Pecnikaj./faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME