Categories Lajme, Turizëm

Vija bregdetare, jo më një aksesor i ekonomisë sociale, por një nga shtyllat e forta të zhvillimit të vendit

Masterplani i zonës së bregdetit do të bëjë që plazhi të mos ketë vetëm detin dhe rërën, por t’i hapë rrugë dhe zhvillimit të shumë aktiviteteve të tjera, duke e kthyer vijën tonë bregdetare të konkurueshme me simotrat e saj europiane. Kështu theksoi sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në dëgjesën publike me grupet e interesit të zhvilluar në Spille.

“Një pasuri e madhe që nuk mund të lihet të zhvillohet papasur plane të menaxhuara saktë të pa ndërtuara të cilat i afrohen standardit të menaxhimit të kohës. Ne nuk mund të pranojmë që vija bregdetare shqiptare të vazhdojë të shikohet si një aksesor i ekonomisë sociale, vija bregdetare shqiptare do të jetë një nga shtyllat e forta të zhvillimit të ekonomisë së vendit”, – tha Klosi.

Tashmë, vijoi Klosi, në diskutimin qeveritar e më pas në parlament do të kemi Ligjin e ri për kontrollin e vijës bregdetare, ligji i ri i cili nuk do të duhet të bie ndesh me interesat e zhvillimit, por duhet të ruaj në mënyrë sa më të plotë një ekulibër të qëndrueshëm ndërmjet kërkesës edhe mundësisë për zhvillim jo vetëm në Spille, jo vetëm në plazhin e Rrogozhinës, Kavajës, por gjithë Shqipërisë. “Pra të kemi zhvillim për të bërë turizëm por edhe të ruajmë pasurinë tonë të madhe kombëtare që kemi, të ruajmë natyrën”, tha Klosi.

Ligji i ri menaxhimit të vijës bregdetare është një ligj, i cili kërkon të ruajë në mënyrë shumë strikte edhe fanatike, vijën bregdetare, e cila është një pasuri e madhe në të cilën nuk do të lejohen ndërtime dhe zhvillime të pa kontrolluara të bizneseve.

“Na duhet ta shohim këtë breg, këtë hapësirë më varka, shumë më tepër jahte, mjete lundruese. Ligji i ri do të përcaktojë rregullat e turizmit detar, të ketë mundësi që të afrojë biznes shumë më tepër në det, por njëkohësisht të kujdesemi shumë më mirë për tokën. Pra ligi i ri dhe plani i ri zhvillimor që ne do të bëjmë për këtë zonë do tu japim mundësi atyre që duan të bëjnë biznes të vërtet përsa i përket zhvillimeve të zonës së Spilles dhe në gjithë zonën”, – tha Klosi. Kjo është vetëm një dëgjesë e parë e Masterplanit të zonës së bregdetit, e cila do të vazhdojë dhe në zonat e tjera bregdetare.atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME