Categories Lajme

Kryeministri Edi Ram i vjen në ndihmë atyre që janë prekur nga covid

Kryeministri Edi Rama prezantoi skemën e re sociale të qeverisë, e cila i vjen në ndihmë personave që mbeten ende të papunë pas humbjes së vendit për shkak të epidemisë së COVID-19.Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë karantinës, në Shqipëri humbën vendin e punës 33 mijë qytetarë. Rama tha se javën tjetër deklarojmë skemën  për rritjen e pagave për mjekët, ndërsa mësuesit dhe mjekët janë në fokusin tonë maksimal. Sipas kryeministrit Edi Rama rritja ekonomike është shoqëruar me rritje të punësimit. Rama tha se aplikimi për programet e punësimit bëhet online nëpërmjet e-albania.

“Sot kemi 44 mijë punëdhënës të regjistruar në sistem që do të thotë 44 mijë bashkëpunëtorë të rrjetit të zyrave të punës, që përdorin zyrat e punës për të patur një ndërmjetësues për të marrë njerëz në punë. Sot kemi një numër të konsiderueshëm studentë ekselentë që kanë hyrë në administratë pa asnjë ndërhyrje. Me 11.2% regjistruam nivelin më të ulët të papunësisë në rajon. Ndërkohë që sot kemi nevojë të adresojmë goditjen nga covidi. Është fakt që dy paketat për t’i garantuar punëdhënësve një lehtësi dhe mos ndërprerjen e të ardhurave. Paga e luftës ka funksionuar.

Jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për ata që ende nuk janë punësuar. Fondi i nxitjes së punësimit u rrit dhe këto programe targetojnë punëkërkuesit që kanë humbur punën gjatë periudhës mars qershor.
Programi 12 mujor për ata që kanë qenë të punësuar, por nuk rezultojnë të tillë në regjistrat e tatimeve mbulon koston në masën 100% Na duhet ne si qeveri, ne si rrjet i zyrave të punës, na duhet ne si rrjet i shkollave profesionale që ta intensifikojmë informimin për këtë. Aplikimet për këto program bëhet përmes e-albania”, tha kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME