Categories Lajme, Sport

Kryeministri Edi Rama e premton ndërtimin e tri stadiumeve të reja moderne në Shqipëri

Edhe pse Shqipëria i ka katër stadiume moderne, të cilat mund të presin ndeshje ndërkombëtare, në Tiranë, në Elbasan, në Shkodër dhe në Kukës, kryeministri Edi Rama ka premtuar se në një të ardhme të afërt do të nisë ndërtimi i tri stadiumeve të tjera. Kreu i Qeverisë shqiptare e bëri premtimin e vitit të ri në mbledhjen e sotme maratonë të kabinetit të tij.

Rama ka njoftuar se gjatë pranverës do të zhvillohen konkurset ndërkombëtare për Durrësin, Vlorën dhe Korçën, ku pritet të ndërtohen stadiume moderne, shkruan “Gazeta Express”. Ndërkohë, në Kosovë gjendja e infrastrukturës në futboll është e mjerueshme. Për momentin, veç stadiumi “Fadil Vokrri”, i ndërtuar shumë vite më parë, i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Qe disa vite flitet e përflitet për ndërtimin e stadiumit nacional, por që asgjë konkrete nuk ka ndodhur. Nga ana tjetër, Shqipëria mund të merret si model nga Kosova në këtë drejtim. Më poshtë mund ta lexoni postimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME