Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Rrugën e Arbrit, i vihen prangat në spital shoferit të Benzit

Edison Lazri, 28 vjeçari nga fshati Bllatë I Dibrës, është arrestuar për aksidentin tragjik në urën e fshatit Gjoricë ku humbën jetën 3 pjesëtarë të një familjeje dhe 4 të tjerë u plagosën. Edison Lazri është drejtuesi i benzit të bardhë që nga pamjet duket se është ndarë në dysh, shenjë që përplasja ka qenë e fuqishme.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18.15, të 4 janarit në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë. Edison Lazri duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi Kujtim Istrefi, 55 vjeç, banues në Maqellarë I cili ështënjë ndër viktimat e aksidentit tragjik.

Si pasojë e aksidentit veç Kujtimit humbën jetën dhe dy pasagjerët Murat Istrefi dhe Lulëzime Istrefi. Po si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar shtetaset Firuze Istrefi 55 vjeç, Kadrie Markeçi 18 vjeçe, Mërgim Lazri 24 vjeç dhe vetë Edison Lazri.

Ata po marrin ndihmë mjekësore në spital.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme. Në njoftimin për shtyp nuk saktësohet akuza e ngritur ndaj 28 vjeçarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME